• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 21.11.2012

Dragash
– Në mesin e komunave të Kosovës, të cilat i kanë raportuar Ministrisë së Arsimit mbingarkesat e paraleleve me nxënës, është  edhe Komuna e Dragashit.
Mbingarkesë të nxënësve, sipas Drejtorisë komunale të Arsimit, ka në gjimnazin “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, ku gjashtë paralele të kësaj shkolle mësojnë në objektin e shkollës nëntëvjeçare “Fetah Sylejmani”, e cila është e vetmja në Dragash. Sa u përket shkollave të tjera në Komunën e Dragashit, nuk është njoftuar për ndonjë mbingarkesë.
Prishtinë - Flamuri gjigant i Republikës së Kosovës, i cili deri më tani ishte i vendosur tek “Rrethi i madh” në Prishtinë, është zëvendësuar me flamurin kombëtar. Këtë ndërrim të flamurit shtetëror me atë kombëtar, e kanë bërë zyrtarët e Komunës së Prishtinës, për nder të njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Flamuri kombëtarë në këtë vend, do të valojë deri më datën 28 nëntor dhe, pas kësaj date, do të rikthehet prapë flamuri shtetëror i Kosovës. Qytetarët e Prishtinës e kanë mirëpritur këtë vendim të Komunës, pasi që flamuri kombëtarë është simbol i festës së 28 Nëntorit.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës ka vendosur që, vetëm 28 Nëntori, të jetë ditë pushimi. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u vendos që 29 dhe 30 nëntori, të jenë ditë pune.
Data 28 Nëntor simbolizon përvjetorin e shpalljes së shtetit shqiptar, ditën në të cilën doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë vendim për shkarkimin e, Sedat Gashit, nga pozita e këshilltarit politik të MPB-së dhe pezullimin nga puna, me pagesë, të kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camajt dhe drejtorin e Departamentit për Prodhimin e dokumenteve, Besnik Berishën.
Në një kumtesë të MPB-së, thuhet se vendimet janë marrë në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh ligjin për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës. Po sipas kësaj komunikate, pezullimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive, ndërsa për zyrtarët, Camaj dhe Berisha, për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndërnjerëzore me stafin.
Mitrovicë - Rreth 200 serbë po protestojnë, në veri të Mitrovicës, për tu shprehur kundër tensioneve të fundit që po ndodhin në këtë pjesë të Kosovës. Ata po i akuzojnë shqiptarët nga jugu i Mitrovicës, për të cilët thonë se po gjuajnë me armë zjarri drejtë veriut të qytetit e që, sipas tyre, po shkaktojnë frikë tek banorët serbë.
Protesta u organizua e qetë. Por, zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti, ka deklaruar se forcat e rendit po e mbikëqyrin këtë protestë, në mënyrë që mos të ndodhin incidente të mundshme.
Pejë - Një mashkull, 19-vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptare, është arrestuar në Pejë, nën dyshimin e bazuar se ishte i përfshirë në një rast të vrasjes së një personi të vitlindjes 1970, nga fshati Dashinoc, komuna e Deçanit.
Vrasja kishte ndodhur më 17 tetor 2012, por njësitet përkatëse të hetimeve rajonale, pas një pune intensive operativo -hetimore, kanë arritur sot ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Beograd - Kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që ta heqin lapidarin e ngritur në qendër të Preshevës, i cili iu kushtohet ushtarëve të UÇPMB-së, të cilët ranë dëshmorë në konfliktin e armatosur me forcat serbe. "Është më mirë që ata ta heqin vetë këtë përmendore, sepse kjo është një provokim i panevojshëm. Po qe se vëmë pllakë, duke nderuar ata që vranë policë e ushtarë, në jug të Serbisë, atëherë le të themi se ajo nuk është pjesë e Serbisë. Ne nuk kemi dilemë se Presheva dhe Medvegja janë pjesë e Serbisë. Mos të thuhet nesër se po përdoret forcë e tepruar, sepse kur ta heqim ne atë pllakë, mund të shkaktojë probleme serioze të sigurisë”, ka thënë Daçiq.
Riad - Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Arabinë Saudite, si rrjedhojë e poligamisë. Një burrë 50 vjeçar është martuar me një studente, një mësuese dhe me drejtoreshën e të njëjtit lice. Burri në fjalë e gjeti veten në faqet e para të shtypit saudit, për këtë situatë të pazakontë bashkëshortore, ndërsa ka edhe një grua të katërt, e cila punon si supervizore në të njëjtën shkollë. Situata nuk duket tronditëse për gruan mësuese, e cila ka deklaruar për media, se shkon shumë mirë me tre gratë tjera.
 
 
Share