• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shqiptarë, por nuk dinë të flasin shqip!

Mushnikovë -
Tërë jetën ka punuar për shkollën shqipe dhe kundër asimilimit të familjes dhe fshatit të tij. Në çdo vend të botës që e ka vizituar, është prezantuar si shqiptar i Kosovës, edhe pse në vend të gjuhës shqipe ka komunikuar në gjuhën boshnjake.mushnikova_kosovare
Latif L. 67 –vjeçar, nga fshati Mushnikovë, në komunën e Prizrenit, është shqiptar, por nuk e njeh gjuhën shqipe! Në familje dhe me bashkëfshatarët e tij, ai komunikon në gjuhën boshnjake. “Unë dhe familja ime jemi shqiptarë, edhe pse nuk e njohim këtë gjuhë. Por, për këtë ne nuk jemi fajtorë”, thotë Latifi, duke e fajësuar pushtetin e Serbisë për “asimilimin” e familjes së tij. Thotë se ky pushtet kishte përdorur të gjitha format dhe presionet e mundshme për t’i asimiluar banorët e fshatit Mushnikovë. “Mendoj se nuk është vonë kurrë, që ta ndjekësh rrugën që ta dikton zemra. Ne në Mushnikovë jemi shqiptarë dhe do të angazhohemi si shqiptarë, që Kosovën ta bëjmë edhe më të fortë ekonomikisht, si shtetin tonë amë Shqipërinë, prej nga edhe banorët e fshatit tonë e kemi prejardhjen”, thotë me tej Latifi, duke shtuar se fshati Mushnikovë ka më shumë nevojë për përkrahje institucionale, për ta avancuar gjuhën shqipe.
Gjatë nëntë viteve, sa ka qëndruar në Gjermani, Latifi thotë se e ka ndihmuar arsimin shqip në Mushnikovë, duke mbledhur dhe ndarë për çdo muaj një shumë të parave. “Dhe sot, në liri, dikush të më quaj boshnjak. Kjo, jo vetëm se nuk më tingëllon mirë, por është shumë ofenduese”, shprehet ai.
Fshati Mushnikovë numëron mbi 1500 banorë, prej të cilëve 90 për qind janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë të komunitetit boshnjak dhe serb. Banorët e këtij fshati, edhe pse janë shqiptarë, ata komunikojnë në gjuhën boshnjake dhe serbe. “Ne jemi shqiptarë. Të parët tanë kanë qenë nga fshati Gabricë, afër Kukësit”, tregon Latifi për PrizrenPress. Sipas tij, deri në vitin 1921, të gjithë banorët e këtij fshati kanë komunikuar në gjuhën shqipe. Madje, deri në fillim të viteve gjashtëdhjeta, banorët e këtij fshati kanë mbajtur lidhje të forta edhe me familjet e fshatrave Kushnin, Lez , Jeshkovë dhe fshatrave tjera, të gjitha të banuara me shqiptarë. “Ne kemi lindur dhe jemi rritur shqip. Jetojmë e punojmë shqip. E vetmja gjë e huaja që na është imponuar nga okupatori serb, është gjuha serbe dhe boshnjake, të cilat i flasim vetëm sa për të komunikuar. Jo se duam të flasim në atë gjuhë që nuk e njohim si gjuhë tonën”, shprehet ai. Edhe përkundër humbjes së kontaktit me familjet shqiptare dhe asimilimit të gjuhës shqipe, banorët e fshatit Mushnikovë, nuk e kanë humbur kurrë ndjenjën e të qenit shqiptar. Latifi thotë se, për një kohë të gjatë në fshatin e tyre, vetëm burrat komunikonin në mes vete në gjuhën shqipe ndërsa gratë kishin mbetur të rralla që flisnin shqip, sepse nuk e kishin gjuhën shqipe, gjuhë të nënës. Ndërkohë, plaku 70 vjeçar, Haxhi Sami, edhe pse nuk e ka mësuar asnjëherë në shkollë , e flet “pastër” gjuhën shqipe. Thotë se gjuhën shqipe e ka mësuar nëpër dhomat e burrave, ku konsiderohej turp të flisje boshnjakisht, apo serbisht. “Por, kur pjesa më e madhe e pleqve, e në veçanti plakave që flisnin shqip, vdiqën atëherë gradualisht banorët edhe u detyruan ta ndërrojnë gjuhën, por që i ruajtëm të paprekura të gjitha ritet dhe traditat tona të lashta shqiptare”, tregon ai.
mushnikova_shqiptareFshati Mushnikovë është i vetmi në Kosovë, ku pjesa më e madhe e popullsisë nuk dinë të flasin shqip. Plaku Haxhi tregon se është e papërshkrueshme ndjenja, kur fëmijët e tyre i dëgjojnë duke folur në gjuhën shqipe. ”Gëzimin që nipat e mi po flasin dhe mësojnë në gjuhën shqipe, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, sepse ajo vetëm mund të përjetohet”, thotë Haxhi Samiu, duke i porositur fëmijët që gjuhën shqipe duhet me kënaqësi ta mësojnë dhe ta flasin, sepse është gjuha e tyre. “Banorët e këtij fshati janë shqiptarë, pavarësisht përdorimit të gjuhës boshnjake dhe serbe. Ne këtu kemi qenë, jemi dhe do të mbesim shqiptarë, derisa të ketë toka njerëz. Me që kemi arritur që t’i shpëtojmë deri më tash në tërësi asimilimet, nuk kemi arsyeje që të mendojmë për të kaluarën tonë të hidhur”, shprehet ai.
Në shkollën fillore, në Mushnikovë, nga viti 1971 nxënësit e këtij fshati i ndjekin mësimet vetëm në gjuhën shqipe. Mirëpo, kur shkojnë në shtëpi, ata me prindërit e tyre komunikojnë në gjuhën boshnjake dhe serbe. Një arsimtar i kësaj shkolle, i cili nuk pranon t’i publikohet emri, tregon se banorët e këtij fshati, në shkollë e kanë mësuar gjuhën shqipe, ndërsa në shtëpi kanë folur në gjuhën serbe ose boshnjake. ”Prindërit e mi nuk dinë të flasin shqip, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë shqiptarë, sepse unë kam mësuar në gjuhën shqipe dhe punoj tash për zhvillimin e gjuhës shqipe në fshatin tonë, falë dëshirës dhe vullnetit të tyre”, shprehet ai, duke treguar se brezi i vjetër i këtij fshati ndihet i hendikepuar që nuk po mund të komunikojë shqip me brezin e ri. ”Ata kanë dëshirë të flasin me fëmijët e tyre, vetëm shqip. Por, fatkeqësisht, kjo mundësi nuk po realizohet, sepse ata nuk e njohin këtë gjuhë”.
Ky arsimtar thotë se, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në zhvillimin dhe avancimin e gjuhës shqipe, edhe në Mashnikovë. “Institucionet duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim dhe të mos na nënçmojnë, duke deklaruar se “e vizituam fshatin e banuar me boshnjakë e serbë, Mushnikovën”, shprehet arsimtari për portalin PrizrenPress.
 
 
Share