• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Marihuana, edhe në Gorë të Dragashit!

Dragash, 24 nëntor 2012
- Kohë më parë, policia ka sekuestruar mbi një kilogram marihuanë, në trevën e Gorës së Dragashit, të cilën e posedonin tre të rinj të nacionalitetit boshnjako-goran. Lënda narkotike ishte sekuestruar afër fshatit Glloboçicë të Gorës, teksa po kontrabandohej nga tre të rinjtë e kësaj treve, të cilëve policia ua sekuestroi “mallin” ndërsa poseduesit i shoqëroi në stacionin policor.droga_marihuana Policia ka saktësuar se këta të rinj i kishte kapur në flagrancë, afër kufirit me Shqipërinë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një çantë, me 1062,94 gram substancë narkotike, e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “Lidhur me rastin, është konfiskuar vetura dhe, me urdhër të prokurorit publik, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit, deri në një vendim tjetër të gjykatës. Me këtë rast është duke u marrë edhe njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës”, thuhej në njoftimin e policisë.
I kontaktuar nga Radio SHARRI, zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka thënë se nuk mund të flasë për rastin në fjalë, me që procedura ka kaluar tek Njësiti përkatës që po merret me rastin. “Me rastin po merret Njësiti anti-drogë, ku unë nuk jam përgjegjës për këtë sektor. Informacioni që ju kërkoni, bie në kompetencë të Zyrës Qendrore të Informacionit”, ka thënë Berisha, duke ia përcjellë pyetjet e gazetarit tonë shefit rajonal të Njësitit anti-drogë, Enver Bujarit. Ky i fundit nuk ka dhënë më shumë informacione, por vetëm ka konfirmuar se hetimet në këtë rast janë duke vazhduar. “Ndaj të dyshuarve, është ngritur kallëzim penal, sipas nenit 229 paragrafi 1 dhe 2. Për momentin nuk mund të japim më shumë informacione, pasi hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Bujari.
Radio SHARRI, pas shumë përpjekjesh, ka kontaktuar me njërin nga familjarët e dy vëllezërve që po mbahen në paraburgim. Mësohet se ata janë nga fshati Zlipotok dhe, sipas xhaxhait të tyre, i cili ngurronte të fliste për publik, por që ndihej i mllefosur, arrestimi i tyre po bën shumë bujë, e që nuk do të duhej të kishte këtë peshë. “Shumë pluhur është trazuar, për diçka që nuk ka kushedi se çfarë vlere. E gjithë ajo barishte, nuk kalon vlerën 300 euro, por që është konsideruar si vepër e madhe. Ka qenë vetëm një veprim, si lojë hesapi, dhe jo se kemi të bëjmë më dilerë të drogës”, ka thënë xhaxhai i dy vëllezërve nga treva e Gorës, të cilët po hetohen nga Njësiti anti-drogë.
 
 
Share