• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 30.11.2012

Suharekë
- Ambasadori i Austrisë, Johann Brieger, dhe shefi i ADA-së në Kosovës, Chrisstiang Geosists, sot kanë vizituar komunën e Suharekës, ku fillimisht janë takuar me kryetarin e komunës, Blerim Kuçin, me të cilin kanë biseduar lidhur me realizimin e projekteve në sektorin e bujqësisë, donator të të cilave projekte është ADA austriake.
Pas këtij takimi, ambasadori Brieger dhe Shefi i ADA-s, Geosists, kanë vizituar disa nga fermerët përfitues të fondeve për zhvillim. Brieger, ka thënë se qëllimi I kësaj vizite është që të njihen nga afër se si janë përdorur mjetet e fondit të ADA-s dhe se a janë investuar e menaxhuar si duhet.
Prizren - Rreth mesnatës, midis datës 29 e 30 nëntor, policia e Prizrenit kishte marrë një informatë që bënte me dije se në restorantin “Pojata”, në Landovicë të Prizrenit, ndodhen persona të armatosur. Pasi nuk kanë mundur të gjejnë persona të armatosur në restorant, sepse të dyshuarit kishin ikur përmes derës së kuzhinës, polica ka kryer një kontroll rreth objektit dhe ka parë një “kallashnikov” në ulësen e pasme të një automjeti. Policia e ka sekuestruar veturën, ndërkaq sot në orët e hershme të mëngjesit është paraqitur pronari i saj. Pas hapjes së veturës, është sekuestruar arma me 24 fishekë, ndërsa pronari i veturës është ndaluar.
Prizren - Një zjarr ka kapluar mëngjesin e së enjtes një banesë, e cila ndodhej në katin e gjashtë të pallateve “Katër Kullat” në Prizren. Pas shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë gjetur një trup njeriu të djegur, që më vonë u mësua të ishte një femër, mbi 50 vjeçe.
Sipas hetimeve fillestare, femra ishte e sëmur mentale, por hetues policorë, krim teknika dhe prokurori, po bëjnë hetime, bashkë me ekspertet për hetimin e shkaqeve të zjarrit.
Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka mirëpritur vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, e cila shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe bashkëluftëtarëve të tij. “Vendimi i Tribunalit të Hagës për Haradinajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, është edhe një dëshmi, se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës sonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë veshur”, tha Jahjaga.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur një seancë solemne për Ramush Haradinajn, i cili dje u shpall i pafajshëm, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, që akuzoheshin nga Haga për krime lufte. Në paraqitjen e tij para deputetëve, Haradinaj ka thënë se do të punoj me të gjithë dhe se interesi dhe dëshira e tij është “që Kosovën me pas fituese”.
Haradinaj i falënderoi deputetë dhe qeveritarët për respektin, duke shtuar se ndihet mirë pas pafajësisë së shpallur. “Falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëndier vuajtjet e mia dhe të shokëve të mi”, tha Haradinaj.
Gaza - Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e ka miratuar rezolutën për Palestinën, me të cilën njeh këtë vend si shtet vëzhgues e të përhershëm në OKB. Pavarësisht kundërshtimit të SHBA-ve dhe Izraelit, rezoluta u miratua me 138 vota pro, nëntë kundër dhe 41 abstenime.
Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, e ka cilësuar këtë si hapin e fundin për arritjen e një zgjidhje mes dy vendeve, ndërsa ambasadori i Izraelit në OKB është shprehur se ky është hap prapa dhe nuk ndihmon në arritjen e paqes.
 
 
Share