• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bora e parë, sa e bukur sa e mërzitshme!

Dragash, 03 dhjetor 2012
- Banorët e komunës së Dragashit, të hënën janë gdhirë me një mot, relativisht të mirë. Por, më vonë, ka filluar një shi i lehtë, i përcjellë kohë pas kohe me mjegull. Rreth orës 14:00, filloi bora e parë, e cila ishte paralajmëruar që në mëngjes, pasi shumë vise të vendit ishin gdhirë bashkë me borën.bora_dragash
Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet bora nuk nisi në Dragash, për të vazhduar drejt qendrës së Kosovës, por filloi në qendër dhe me shumë vonesë mbërriti në Dragash. Bora mbetet ende e furishme, për nga era që frynë aktualisht nga drejtime të ndryshme dhe intensiteti i saj stabil, që paralajmëron se nuk do të ndalet shpejtë. Reshjet e borës janë shoqëruar edhe me ulje të temperaturave, të cilat kanë rënë në minus. Gjatë natës, meteorologët parashohin rënie të vazhdueshme të borës, bashkë me të edhe të temperaturës, e cila do të arrij deri në minus 8 shkallë. Dëborë pritet të bie edhe gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që të enjten parashihet përmirësim i motit. Saktësisht, ndërprerje të reshjeve, por jo edhe stabilitet të motit.
Sipas të dhënave tona nga terreni, të gjitha rrugët rajonale dhe lokale, aktualisht janë të kalueshme, por që drejtuesit e automjeteve porositen të kenë pajisjet dimërore, pasi në shumë rrugë lokale kanë nevojë për to. Porosi të njëjtë për drejtuesit e automjeteve ka bërë edhe policia, e cila gjithashtu ka dalë në terren dhe ka parë nga afër gjendjen e rrugëve.
Sa iu përket borëpastruesve, ata që mirëmbajnë rrugët regjionale kanë qenë në lëvizje, sapo ka filluar bora. Por, rrugët lokale mbesin nën mëshirën e Komunës, e cila realisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve, në të gjitha fshatrat malore, ndërkohë që as kripën nuk e përdorin për këto rrugë.
 
 
Share