• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 06.12.2012

Prishtinë
- Edhe mallrat që dedikohen për serbët e Kosovës, e që futen në pikat kufitare, në Jarinë dhe Merdare, do të paguajnë taksa dhe doganë. Kështu i ka thënë KTV-së ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, duke i hedhur poshtë deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili, pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, tha se janë marrë vesh që mallrat për serbët të kalojnë pa taksa dhe doganë nëpër këto pika kufitare.
Demantimi i ministrit Rexhepi vjen, pas shumë spekulimeve dhe dyshimeve në publik, të cilët kanë krijuar një opinion, se kryeministri serb e fletë të vërtetën.
Beograd - Deputeti i pavarur në Kuvendin e Serbisë, Borisllav Peleviq, tha sot se me marrëveshjen mes kryeministrit të Serbisë dhe atij të Kosovës në Bruksel, do të vendoset kufiri mes Serbisë dhe Kosovës. “Dogana do të ketë, si dhe polici kosovare do të ketë. Kështu që, kjo do të thotë kufi. Nuk duhet më të mashtrojmë serbet nga veriu i Kosovës dhe serbet në përgjithësi”, tha Peleviq, i cili në parlament ka hyrë nga lista e Partisë Përparimtare.
Mitrovicë - Dy shpërthime kanë ndodhur gjatë ditës së sotme, në veri të Mitrovicës. Shpërthimi i parë ka ndodhur, rreth orës 10:30, ndërsa i dyti është regjistruar rreth orës 14:40, prapa një ndërtese banimi, e cila është në riparim e sipër. Policia ka thënë se dy mjetet shpërthyese, dyshohet të kenë qenë granata dore. Gjithashtu, policia nuk ka përjashtuar mundësinë e ndërlidhjes së këtyre dy shpërthimeve. “Rasti mund të ketë qenë i nxitur nga motivet kriminale, rreth çështjes së përfitimit të tenderëve për riparimin e ndërtesave, në veri të Mitrovicës", thuhet në komunikatën e policisë.
Tiranë - Ish kryeministri i Shqipërisë, tani deputet nga radhët e Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka thënë se ideja e kryeministrit aktual, Sali Berisha, për dhënien e shtetësisë shqiptare, të gjithë shqiptarëve, teknikisht është e mirë, por dyshohet se ka një prapavijë. Në emisioni “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Majko vlerësoi se një hap i tillë duhet të shënonte konkluzionin e serisë së projekteve mbarëkombëtare, e që, sipas tij, ato janë inekzistente. “Ky projekt s’mund të ndalohet, s’ka arsyetim negativ, sepse e bëjnë shumë shtete. Nëse e marrim më shtuar realitetin, në 8 vjetet e fundit nuk ekziston asnjë projekt mbarëkombëtar, as për gjuhën, historinë, ekonominë. Shqipëria ende nuk i ka dhënë dalje në det Kosovës”, ka thënë Majko.
Shkup - Polica e Maqedonisë kumtoi sot se nga Kosova është dorëzuar, Shukri Alia, ndaj të cilit është lëshuar flet-arrest, pasi ishte dënuar me tre vjet burg, për shkak të rrahjes së imamit të Bashkësisë fetare islame, në vitin 2005. Ai e kishte rrahur imamin në një tubim publik fetar në Maqedoni. Alia është i njohur për policinë edhe për shkak të veprave tjera penale, ndërsa viteve të fundit strehohej në Kosovë. Emri i tij ndërlidhet edhe me protestat radikale islame në Maqedoni, pas vrasjes së pesëfishtë, në afërsi të Shkupit, më 12 prill këtë vit.
 
 
Share